DYLON

Rruga e Prishtinës i jep mbështetje të jashtëzakonshme Lutfi Hazirit për fitoren ME T’PARËN

Rruga e Prishtinës i jep mbështetje të jashtëzakonshme Lutfi Hazirit për fitoren ME T’PARËN
Avatar photo Redaksia

Rruga e Prishtinës i ka ofruar mbështetje maksimale për zgjedhjet e 17 tetorit kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, artistja e njohur kosovare, Mika Bajrami – Haziri.

“Falëmnderit Rrugës së Prishtinës për përkrahjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së. Damarin kryesor të rrugës shtatë kilometërshe nga Gjilani e deri të Gllama e Bresalcit, do ta finalizojmë në vitin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë kjo pjesë do të marrë pamje tjetër dhe do të jetë mundësi e madhe për forcimin e komunitetit të biznesit. Ju falmënderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Në këtë takim është prezantuar edhe kandidati për asamble, Sami Ahmeti, i cili falënderoi banorët e kësaj lagjeje për përkrahjen e ofruar për të dhe Lutën.

Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se saherë që LDK ka kërkuar mbështetje nga lagjja Rruga e Prishtinës, përkrahja ka qenë maksimale ndaj kryetarit Haziri dhe listës së partisë, duke shtuar se vota për Hazirin është votë për programet zhvillimore të Gjilanit.

 #LDKGjilan #LDK160

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.