DYLON

“Rruga e mbarë”, koncert për diasporën në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në qytetin e Gjilanit, Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës kanë organizuar koncertin “Rruga e mbarë”, për mërgatën e kësaj anë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit e që numri i tyre është shumë i madh nga ky regjion.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se ky organizim i kësaj fundjave është bërë pas takimit me ministrin Makolli disa javë më parë ku edhe jemi dakorduar që ky koncert të jetë në fundin e muajit gusht.

EkoHigjiena

“Bashkë me ministrin e Diasporës është organizuar një koncert për mërgatën, duke u dëshiruar atyre një rrugë të mbarë për në shtetet ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh familjarët tanë. Mërgata jonë është një vlerë shumë e madhe kombëtare dhe pjesë e bardhë e shoqërisë sonë dhe e përfaqësimit në fusha të ndryshme në botën e jashtme. Gjilani ka organizuar këtë koncert, sepse e ka edhe obligim në një formë, kur dihet se numri më i madh i diasporës është pikërisht nga kjo anë”, ka thënë ndër të tjerash kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Koncerti ka qenë i ndarë në dy pjesë: koncertin për fëmijë dhe koncertin për të rritur, në të cilin kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.