Pirja e lëngjeve me pipëza, jo vetëm e kafes, por e gjithë pijeve, të shkakton rrudhat vertikale rreth buzëve, tipike të gojëve të plakura. Një estetistje amerikane Renée Rouleau shprehet se; “Kur pi me pipëz, lëvizja e gojës inkurajon shkatërrimin e kolagjenit dhe elasticitetit më shpejt, duke shkaktuar rrudha dhe vija të panevojshme”.
Gjithashtu ajo thekson se dhe gryka e shishes së ujit është një armik për krijimin e rrudhave rreth buzëve, prandaj është e rëndësishme që të pimë në gotë.
“Kolagjeni dhe elasticiteti janë në kulmin e tyre nga lindja deri në mes të moshës që fillon me 20 dhe fillojnë të dobësohen nga mosha 25 e më pas. Ju duhet të filloni të jeni më të kujdesshëm në këtë kohë duke qenë që të parandalosh rrudhat është shumë e thjeshtë dhe më pak e shtrenjtë sesa t’i largosh pasi shfaqen”, thotë ajo.