DYLON

Rropatje e përhershme për ta mposhtur varfërinë!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Është ky Zijadin Aliu nga fshati Depcë. Është edhe një nga ata të Kosovës së paslufte që bënë përpjekje të përditshme për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij shtatë anëtarësh (dy pleq, tre fëmijë dhe dy të rritur).

Ai ka vendosur pajisje për pjekjen e shtalbakëve të misrit mu në mes qytetit, skaj trotuarit te semaforët dhe u bënë ofertën e tij kalimtarëve të rastit duke thirrur “urdhnoni shtalbakë të pjekur!”.

EkoHigjiena

“Ky është biznesi im për momentin me të cilin mundohem ti ushqejë fëmijët e mi. blejë shtalbakë pastaj dal këtu e i pjek dhe i shes nga 70 cent”, thotë Zijadini dhe vazhdon “Po duhet me ba diçka se ndryshe nuk pe qet. kur të kryeht sezona e kallamoqëve kshyri me gjet me qa naj dru a naj punë argati çfar do koftë ajo, se me ni sociale që marr nuk ja dalim. Edhe çka është ma e keqja na nuk kemi shpi tonën, qysh se pas lufte kemi ardhë nga depca në Gjilan. Dhe momentalisht jemi vendose ne një shtëpi romi” thotë ai.

“Çka është më e rënda për mua’,vazhdon Zijadini- ‘kam bërë kërkesë për të ma dhanë një banesë në komunë gjatë mandatit së udheheqjes së kaluar por le që s’ma kan dhanë po edhe mi kanë lypë dy mijë euro që të ma japin!e edhe me dashtë me jua dhanë ku me i marrë unë i shkreti gjith ato pare”.

Është e qartë se ky njeri ndanë me shumë të tjerë në Kosovën e pas lufte fatin e të qenurit i sëmurë, i pa punë, i pa shtëpi, pa shpresë! Edhe pse ky njeri ka dhënë kontributin e tij në çlirimin e këtij vendi.

Krejt në fund, sikur ngurronte të ekspozohej na tregon se është ish pjesëmarrës lufte në radhët e UÇK-së në zonën e Karadakut dhe gjithë këto peripeci jetësore i ka si shpërblim për kontributin e dhënë!

Kështu të paktën mendon ai dhe na përshëndetë me pamjen e një njeriu të përvuajtur!

/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/