DYLON

Rron Broja vishet bardhë e kaltër, përforcon edhe më tepër skuadrën e “intelektualëve”

Rron Broja vishet bardhë e kaltër, përforcon edhe më tepër skuadrën e “intelektualëve”
Avatar photo Redaksia

Fanella me numër 4, e skuadrës bardhë e kaltër, FC Drita, tani e tutje do të jetë e rezervuar për lojtarin Rron Broja, përforcimi i radhës i klubit gjilanas.

Ja njoftimi i plotë i FC Drita:

EkoHigjiena

Rron Broja është INTELEKTUAL

Kemi kënaqësi që ti themi mirë se u riktheve në superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.

Broja përveq superliga e Kosovës, eksperiencë ka bërë edhe në Belgjikë, në Maqedonin e Veriut dhe së fundmi në superioren e Shqipërisë!

Broja u prit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.

Rroni do të bartë fanelën me numrin 4 që është edhe numri i tij i preferuar!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.