/2L ONLINE/ – Dje herët në Kamenicë një person ka vdekur në mënyrë aksidentale. “Një mashkull shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në mal është rrokullisur me traktor”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes, sipas po të njëjtit raport, kanë dalë njësitet policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe ekipi i mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Burime te KamenicaPress bejnë të ditur se viktima është Bajram Maliqi. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /2L ONLINE/
fotoilustruese