/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës rreth mesnatës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicës afër fshatit Ranillug. Njësitet patrulluese të trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi i veturës BMW me targa 06 duke mos e përshtatur shpejtësinë e mjetit kushteve të rrugës, humbë kontrollin duke dalë jashtë rrugës, ku dyshohet të jetë rrokullisur disa herë dhe është përplasur në kanal jashtë rruge.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta ka marrë vozitësi i veturës, shqiptar shtetas i Kosovës, gjersa bashkudhëtari i tij, po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, si pasojë e aksidentit merr lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/