/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësueset e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), ku është biseduar rreth projektit të këtij rrjeti që ka për qëllim inkurajimin e rinisë kosovare që të përfshihet në proceset politike dhe zgjedhore.
Kryetari Haliti ka theksuar se Institucionet komunale mbështesin nisma që kanë të bëjnë me rininë në përgjithësi dhe se do të mundohet që të përkrah këtë projekt. Ndërsa Sihana Bejtullahu dhe Dorotea Sahatçiu nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë, duke folur për rëndësinë e këtij projekti kanë bërë të ditur se qëllimet e projektit do të realizohen në dy mënyra edhe atë me anë të platformës “Fole n’fole” që do të jetë në tri gjuhët shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe me anë të debateve publike, takimeve me kryetarët e komunave, simulimeve parlamentare dhe të zgjedhjeve.
Në takimin me kryetarin Haliti, u vendos që një debat me të rinjtë të mbahet të hënën me 14 dhjetor në Sallën e Kuvendit Komunal në Viti. Ndërkohë që për të interesuarit, përfaqësueset e këtij rrjeti kanë rekomanduar edhe linkun që të rinjtë mund të njihen më për së afërmi për projektin në faqen www.nfole.org apo ne facebook Fole N’Fole, ndërsa faqja zyrtare është www.ngo-pen.org./2L ONLINE/