DYLON

Rritja e tatimit mbi pronën e paluajtshme, barrë shtesë për bizneset

Rritja e tatimit mbi pronën e paluajtshme, barrë shtesë për bizneset
Avatar photo Redaksia

Rritja e tatimit në pronë deri në 300%, pengimi i investimeve të reja, rritja e barrës financiare për bizneset, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, rënia e aktivitetit ekonomik, humbja e vendeve të punës si dhe moskrijimi i një klime adekuate të të bërit biznes ishin disa nga ҫështjet kryesore të cilat u trajtuan sot në kuadër të konferencës për media të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Sipas analizës së bërë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Sekretari i Bordit Shyqiri Bytyqi ka thënë se një biznes i cili aktualisht në Kosovë mund të ketë një metrazh rreth 60.000m², ku në kryeqytet tatimi në pronë është rreth 200 mijë euro me miratimin e kështu siç është të Propozim-Ligjit për Plotësim/Ndryshimin e Tatimit në Pronë do të ketë një rritje të barrës të tatimit në pronë në 700 mijë euro, pra rreth 300 % ka rritje të menjëhershme vetëm me futjen e shkallës progresive pa e futur edhe mundësinë e rritjes së vlerës së asetit.

EkoHigjiena

Kryetari i Dhomës Skënder Krasniqi, gjatë kësaj konference shprehu shqetësimin lidhur me mungesën e bashkëpunimit të mjaftushëm me institucionet e Kosovës lidhur me gjendjen jo të mirë të bizneseve në vend si dhe nevojën e jashtëzakonshme të diskutimit lidhur me plotësim ndryshimet e ligjeve të cilat atakojnë direkt bizneset.

Tutje, Sekretari i Dhomës së Tregtisë Shyqiri Bytyqi, ka veçuar se rritja e tatimit në pronë është një barrë e rëndë që do të ndikojë shumë negativisht tek bizneset, ku investimet e planifikuara do të fillojnë të ndërprehen si dhe do të ketë rrezik të shkurtimit të vendeve të punës e poashtu edhe rrezik për falimentim të bizneseve.

Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron se është e nevojshme reagimi me kohë që derisa Projektligji është akoma në Parlament i’u bëjmë ftesë deputetëve që ta shqyrtojnë më me kujdeshmëri këtë Plotësim/Ndryshim të Ligjit dhe mos të dëmtohet bizneset, meqenëse aktualisht me këto shkallë tatimore dëmtimi më i madh do të jetë për bizneset e mëdha.

Duke u dëmtuar bizneset padyshim se do të dëmtohet edhe zhvillimi ekonomik i vendit dhe do të dëmtohet edhe buxheti i Kosovës sepse barra kryesore për mbushjen e buxhetit të Kosovës e mbajnë bizneset e mëdha dhe nëse ne kemi synim t’i dëmtojm bizneset e mëdha padyshim se do të ketë edhe dëmtim të vetë-buxhetit.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Arsim Selmonmusaj veçoi se një pjesë e  madhe e të rinjëve kanë ikur nga Kosova dhe nëse vetëm vazhdohet me politika të tilla fiskale atëherë edhe bizneset do të fillojnë të shqyrtojnë mundësitë e tjera dhe të largohen drejt një ambienti më të favorshëm për të bërit biznes.

Si Dhomë e Tregtisë Dhe Industrisë Kosovë edhe në kohën kur është draftu Propozim-Ligji për Plotësim/Ndryshimin e Tatimit në Pronë, nuk kemi pasur mundësi që të kemi një bashkëpunim me institucionet relevante dhe t’i diskutojmë problemet paraprakisht para se të vendosen në draft-ligj.

Kjo konferencë për media u mbajt nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Skënder Krasniqi, Nënkryetari Arsim Selmonmusaj dhe Sekretari Shyqiri Bytyqi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.