DYLON

Rritja e çmimit të rrymës – një barrë e re për qytetarët dhe bizneset

Rritja e çmimit të rrymës – një barrë e re për qytetarët dhe bizneset
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arlind VOKSHI

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 15% është një vendim i padrejtë dhe i papërgjegjshëm që rëndon mbi shpinën e konsumatorëve në një kohë kur kriza ekonomike dhe inflacioni veçse e kanë goditur fuqishëm standardin e jetesës.

EkoHigjiena

Qeveria po hesht, ndërsa qytetarët po varfërohen. Në vend që të ndërhyjë për të mbrojtur interesin publik, ajo po lejon që kostoja e menaxhimit të keq në sektorin energjetik të bie mbi familjet e zakonshme dhe bizneset e vogla.

Bizneset janë të alarmuara. Rritja e çmimit të rrymës në kohë të inflacionit të lartë e rrit më tej koston e prodhimit dhe shërbimeve, duke i bërë ato më pak konkurruese dhe duke rrezikuar mbylljen e shumë prej tyre. Kjo nënkupton humbje të vendeve të punës dhe rritje të pasigurisë ekonomike.

Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë në shportën e konsumatorit janë në kulm, vendimi për të rritur edhe një kosto kaq esenciale si energjia elektrike është i papranueshëm. Kjo politikë e mbyllur dhe arrogante e godet drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe masa mbrojtëse urgjente për qytetarët dhe sektorin privat – përndryshe, pasojat ekonomike dhe sociale do jenë shumë më të rënda sesa një rritje prej 15%. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.