DYLON

Rritet numri i inspektimeve të tregut, ndalohen së shituri 200 kositëse të barit me prejardhje nga kina

Rritet numri i inspektimeve të tregut, ndalohen së shituri 200 kositëse të barit me prejardhje nga kina
Avatar photo Redaksia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Inspektorati i Tregut ka shtuar prezencën e inspektorëve në treg, çfarë edhe ka dhënë rezultate konkrete me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit.

Inspektorët, kanë vendosur për ndalimin e importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.

EkoHigjiena

Gjithashtu, është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë etj.

Gjatë javës së kaluar, Inspektorati ka kryer 55 kontrolle te Operatorët Ekonomik në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i besueshmërisë së qytetarëve në efikasitetin e punës së MINT, janë pranuar dhe shqytuar 98 ankesa të konsumatorëve.

Me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar.

Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës që funksionin brenda në MINT.

Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës te pikat shitëse me pakicë.

Inspektorati i Tregut, do të vijoj të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.