DYLON

Rritet dukshëm numri i atyre që kërkuan trajtim në Klinikën e Psikiatrisë – Reparti i Sëmundjeve të Varësisë

Rritet dukshëm numri i atyre që kërkuan trajtim në Klinikën e Psikiatrisë – Reparti i Sëmundjeve të Varësisë
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Psikiatrisë- Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.

EkoHigjiena

Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /2LONLINE.com/