DYLON

Rritet dhuna në familje, ankohen edhe burrat

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra për Punë Sociale (QPS) në Gjilan e vlerëson si shqetësuese rritjen e dhunës në familje me të cilat është marrë Qendra, shërbimi përkatës,. Duke krahasuar të njëjtën periudhë të këtij viti, me vitin paraprak, shohim kemi rritje të theksuar, pasi, derisa në këto muaj, të këtij viti kemi 18 raste, për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishim vetëm 8.

Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale (QPS) ka bërë të ditur se shërbimet sociale kanë trajtuar 18 raste të viktimave të dhunës në familje. Sipas tij, kjo rritje është shqetësuese por se këtë po e menaxhojnë mirë shërbimet sociale pran Qendrës për Punë Sociale.

EkoHigjiena

Zymberi tha se në rastet më të shumta, është femra ajo e cila është viktimë e dhunës në familje, por nuk përjashtohen raste kur rasti paraqitet edhe nga burrat për dhunë të ushtruar ndaj tyre, sidomos të asaj psikologjike. Ndërsa, shqetësuese janë edhe raste kur fëmijët janë viktimë e dhunës në familje.

Ai përmendi edhe një rast që është regjistruar sivjet ku burri ishte viktimë e dhunës psikologjike dhe ndaj gruas janë marrë masa, bile tani me të po merren organet e drejtësisë. /2L ONLINE/