DYLON

Rritet bashkëpunimi mes Komunës, Këshillave Lokale dhe Policisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka takuar sot kryetarët e Këshillave Lokale dhe udhëheqësit e stacionit policor të Kamenicës për të diskutuar situatën e sigurisë në komunë, brengat e qytetarëve dhe angazhimet e përbashkëta të Këshillave Lokale për Siguri Publike.

Nënkryetari Matoshi fillimisht i ka njoftuar kryetarët e këshillave lokale me aktivitetet dhe punët që po kryhen në komunë në sferën e infrastrukturës dhe ka kërkuar prej tyre që të jenë pjesë e realizimit të këtyre projekteve duke dhënë sygjerimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre.

EkoHigjiena

“Ne jemi të kënaqur me angazhimet e Këshillave Lokale për Siguri publike rreth projekteve konkrete që kanë filluar këto ditë të implementohen e që janë donacion i Ambasadës Norvegjeze. Vendosja e kamerave në Gjimnaz dhe në shkollat fillore shqipe dhe serbe në qytet, ndriqimi publik në Lagjet Qamëria e Malësia dhe ndriqimi publik në Karaqevë të epërme, do të përmirësojnë kushtet e jetesës për banorët” tha Matoshi.

Komandanti i Policisë në Kamenicë, Kapiten Nazif Hajrizi, e ka vlerësuar situatën e sigurisë si të qetë e stabile. “ Gjatë kësaj periudhe të vitit 2015 kemi gjithësej 454 raste të raportuara në polici, që është një përmirësim nga viti i kaluar, pasi që kemi 111 raste më pak, dhe kjo është meritë e qytetarëve, Komunës, KLSP-ve, Policimit në bashkësi dhe aktiviteteve të përbashkëta” tha Nazif Hajrizi.

Raportet për sektorët e e veqantë u prezantuan nga zyrtarët e policisë Shukri Shillova e Salih Kosumi.

Kryetarët e Këshillave Lokale, kanë paraqitur kërkesat e tyre që burojnë nga nevojat e qytetarëve e ndër të cilat dominonin ato për infrastrukturë, sidomos në shkolla dhe ambulanta. Këto kërkesa u vlerësuan si të drejta nga nënkryetari Matoshi i cili u zotua se do të angazhohet për realizmin e tyre.

Gjithashtu, kryetarët të pranishmit u informuan se Kuvendi Komunal e ka zgjedhur Fisnik Kastratin si koordinator të ri të Këshillave Lokale./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.