DYLON

Rrihen profesorët mes vete!?

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Fillimi i vitit të ri shkollor në komunën e Gjilanit rezulton në ndarjen e orëve mësimore për të gjithë mësimdhënësit e të gjitha shkollave. Mirëpo ndarjen e këtyre orëve nuk e pëlqyen dy profesor në shkollën e mesme Gjimnazi ‘’Zenel Hajdini’’ në Gjilan , ku pas kësaj thuhet se këta dy profesor njeri i lëndës së matematikës e tjetri i gjuhës frënge të jenë rrahur brutalisht mes vete.

Por një gjë të tillë a ka mohuar, drejtori i sapozgjedhur i arsimit në Gjilan Nazmi Musa. Ai thotë se shkaku i konfliktit ka qenë pikërisht ndarja e orëve mësimore por që ka qenë vetëm një konflikt  i momentit e i vogël.

EkoHigjiena

‘’Konflikti ka filluar më parë që nga ndarja e orëve mësimore , por prapë se prapë profesorët vetëm janë fjalosur me fjalë dhe them se ka qenë një mosmarrëveshje e vogël’’ tha Musa per 2L Online.

Drejtori i Arsimit Nazmi Musa, thekson se para përhapjes së këtij skandali , inspektorati arsimor e vet ai kanë biseduar me profesorët V. H e M.M. që të  bëhet një zgjidhje në lidhje me ndarjen e orëve mësimore mirëpo këta të fundit nuk janë bindur dhe kanë ardhur deri te konflikti në fjalë .

‘’Pas bisedave të shumta , profesorët nuk janë bindur me këtë vendim dhe ka ardhë te konflikti i fundit dhe janë fjalosë me fjalë’’ tha Musa.

Ky rast shqetësues është raportuar edhe në policinë rajonale të Gjilanit. Rastin e ka konfirmuar  për 2lonline zëdhënësi në policinë e Kosovës, toger Ismet Hashani.

Hashani tha se rastin e kanë marrë njësitet patrolluese , dhe janë duke u shqyrtuar rrethanat, dhe pastaj do të dalin me të dhëna të reja e të sakta rreth ketij rasti.

Ndryshe Nazmi Musa drejtor i arsimit në Gjilan shtoi se në pamundësi të zgjidhjes së problemit në fjalë është inspektorati i arsimit që do të vlerësojë rastin , por sipas tij duhet që secili profesor të respektoj kontratat, ku të cilat janë nënshkruar nga vetë ata , dhe jo të shkaktojnë konflikte të tilla për këso mosmarrëveshjesh. /edona jerliu/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.