DYLON

Rri urtë!

Avatar photo Redaksia

Ish-pjesëmarrësi i demonstratës së ’81-shit, Ali Lajçi, ia ka çuar selam Azem Vllasit të rrijë urtë, meqë ka përfunduar koha e tij kur ka luajtur role jashtëzakonisht negative, duke diferencuar profesorë, studentë e nxënës shqiptarë.

Këto komente Lajçi i ka bërë duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Vllasit, i cili ka thënë se në vitin 1981 nuk është kërkuar Republika e Kosovës, por është brohoritur për ideologjinë komuniste e staliniste të Enver Hoxhës.

EkoHigjiena

“Nuk i di motivet pse Vllasi është deklaruar në atë mënyrë por, si duket, ka mbetur me ndonjë ambicie të sëmurë. Sot është një relacion krejt ndryshe. Nuk ka ish-Jugosllavi dhe nuk ka më as Serbi me krahina autonome”, ka thënë Lajçi në një bisedë për “Epokën e re”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.