Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) sot mbajti takimin e rregullt të anëtareve të Rrjetit ku morrën pjesë përfaqësuese të rreth 70 organizatave anëtare të RrGGK-së.
Në këtë takim u vendos që RrGGK të shpreh përkrahjen për kërkesat e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” transmeton RTK.
RrGGK konsideron se këto kërkesa janë të drejta dhe se Universiteti i Prishtinës nuk duhet të jetë i politizuar, ai duhet tu takojë vetëm sdudentëve.
Rrjetit i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave anembanë Kosovës, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimimit, orientimin seksual apo aftësitë e kufizuara.
RrGGK përmbush misionin e vet përmes këmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve. Si Rrjet i 75 organizatave të grave nga të gjitha grupet etnike në tërë Kosovën, RrGGK avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.