Në sipërfaqe, përshkrimi i pilulave te gjumit mund të duket si shërimi i përsosur i pagjumësisë: Me një pilulë, do te bëni një gjumin e deshiruar. Edhe pse ato kane te drejta ligjore për tu përdorur, pilulat e gjumit kane rreziqe të mëdha dhe efekte anësore, të cilat shumë njerëz nuk i kuptojnë.
Ju mund të ndërtoni një tolerancë
Kur ju merrni pilula gjumi për një periudhë të gjatë kohe, trupi juaj fillon te mësohet me drogën, dhe do te keni nevojë për doza më të larta dhe më të larta për të marrë të njëjtin efekt te gjumit si ne momentet e para ta marrjes se pilulave. Por, në qoftë se ju merrni një dozë të lartë, kjo mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, ndërsa ju flini, e cila mund të shkaktojë dhe vdekjen. Për të minimizuar rrezikun për këtë efekt anësor, mos pini pilula gjumi për më gjatë se një javë ose dy.
Dhënia e makinës ne mënyrë te përgjumur
Të dhënat e reja kane zbuluar se njerëzit që marrin pilula gjumi mund të kenë ende drogë te mjaftueshme në trupin e tyre në mëngjes qe mund ti pengojë ne aktivitetet si dhënia e makinës. Për të shmangur gjendjen e përgjumur ne mëngjes kur zgjoheni, ndiqni udhëzimet mbi dozën qe lejon mjekut, dhe mos pini pilula gjumi nëse e dini se nuk do te flini me shume se shtate ore.
Sjellja e çrregullt
Ne te gjithë jemi të njohur me veprimet tona te çuditshme gjate gjumit, por pilulat e gjumi, janë te njohura si shkaktues te efekte anësore te përgjumjes dhe amnezisë. “Ju do të zgjoheni, dhe ju nuk do të dini se ku jeni,” thotë Dr. Leavey, doktor i mjekësisë së brendshme në MD Mercy Hospital në Baltimore.
Rrëzimi
Pacientët e spitalit të cilët morën “zolpidem” kishin katër herë më shumë gjasa që të rrezoheshin se sa ata që nuk e kishin marrë drogën gjatë qëndrimit të tyre në spital, sipas një studimi të kohëve të fundit të publikuar në “Journal of Hospital Medicine”. “Te rrezohesh është absolutisht një problem,” thotë Leavey. “Tërë trupi juaj është i balancuar në dy këmbë. Ju keni sensorë mbi këmbët tuaja që vazhdimisht masin qendrën tuaj te gravitetit dhe se ku jeni. Nëse unë ju jap një droge që e mpin atë sistem, ju do të rrezoheni. “Pacientët më të vjetër janë veçanërisht në rrezik për këtë problem me pilulat e gjumit,” shton ai.
Kancer
Njerëzit të cilët merrnin pilula gjumi kishin më shumë të ngjarë te diagnostikoheshin me kancer se sa ata që nuk i kishin marrë ato, sipas një studimi të vitit 2012 të botuar në BMJ Open. Edhe pse rezultatet janë te lidhura, nuk do të thotë domosdoshmërisht se këto pilula do te shkaktojnë me patjetër këtë efekt anësor kaq negativ.
Ju mund të keni vështirësi te hiqni dore nga pilulat e gjumit
Pasi ju filloni te merrni pilula gjumi, mund të jetë e vështirë për të ndaluar, veçanërisht në qoftë se ju keni qenë duke i pire ato për një kohë të gjatë. Disa njerëz përjetojnë “rikoshet pagjumësie” – kur problemet e gjumit përkeqësohen sapo ju të ndaloni përdorimin e pilulave te gjumit.