Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ka një sërë rreziqesh, ku më kryesori është se mund të vrasë. Një studim i publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine”, revistë e American College of Physicians, tregon se si jeta jonë sedentare shton mundësinë për tu prekur nga sëmundje që mund të përshpejtojnë vdekjen, pavarësisht aktivitetit fizik.
Mënyra jonë e qëndrimit ulur, dhënies së makinës ulur, punës ulur, parja e televizorit ulur etj., rrezikon seriozisht jetën tonë. Studiuesit kanadezë në Toronto, arritën në këtë përfundim pasi analizuan 47 studime lidhur me sjelljet sedentare, duke ballafaquar numrin e orëve të kaluara ulur dhe numrin e orëve që kryhet aktivitet fizik. U zbulua se numri i madh i orëve kur ne qëndrojmë ulur në një ditë, bën që të zhvlerësohet çdo lloj sforcoje fizike apo sport me të cilin ne merremi.
Studiuesit thonë se jeta sedentare shkakton sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, lloje të ndryshme kanceri dhe diabet të tipit 2. Ndër të tjera bëhet e ditur se jeta sedentare dhe qëndrimi ulur përbëjnë shkakun e katërt të vdekeshmërisë së personave në botë, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Qëndrimi ulur mbi tetë orë në ditë, rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 në masën 90%