DYLON

“Rreziku më i madh për Zvicrën, pranimi i Kosovës në FIFA”

Avatar photo Redaksia

“Rreziku është që në një të ardhme të parashikueshme Kosova të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për kampionatet evropiane e botërore”

Në një intervistë që trajneri i përfaqësueses zvicerane të futbollit, Otmar Hitzfeld i ka dhënë sajtit bilanz.ch është shprehur i brengosur për të ardhmen e kombëtares që e drejton deri në korrik të këtij viti.

EkoHigjiena

Pyetjes nëse me votimin e Iniciativës kundër migracionit masiv (më 9 shkurt) janë ulur shanset që Zvicra të rekrutojë lojtarë me prejardhje të huaj ai i është përgjigjur “rrezik më i madh se ky (për kombëtaren e Zvicrës) është që në një të ardhme të parashikueshme Kosova si shtet të fitojë të drejtën për të marrë pjesë edhe në kualifikimet për kampionatet evropiane e botërore. Në një rast të tillë mund ta marr me mend se disa lojtarë do të mendohen për të kaluar në kombëtaren e Kosovës”.

I pyetur nëse kjo do të thotë që Zvicra ta humb Shaqirin, Hitzfeld ka thënë se “këtë nuk e di saktësisht pasi që ai ende nuk është shprehur në mënyrë të qartë rreth kësaj. Ai ka thënë se `kur kjo të ndodhë, unë do ta rishikoj edhe njëherë situatën`, përcjell trajneri i përfaqësueses zvicerane qëndrimin e Shaqirit.

Hitzfeld në intervistë ka folur edhe për synimet e skuadrës që udhëheq ai në Kampionatin Botëror në Brazil. “Duke u nisur nga ajo se ekipi im përbëhet kryesisht nga të rinjtë që në vitin 2009 si 17 vjeçarë patën fituar kampionatin botëror për juniorë, nuk është e tepërt të pritet nga ata që të ëndërrojnë titullin edhe kësaj here”, ka thënë Hitzfeld duke qeshur.
albinfo.ch

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.