/2L ONLINE/ – Paralajmërimet për nisjen e protestës njëorëshe që nga e hëna, në EcoHigjiena, të bërë nga Këshilli i Punëtorëve ië kësaj Kompanie, kanë marrë përgjigjen e u.d të Drejtorit Ekzekutiv Senad Ramaj, në emër të menxhmentit, i cili ka bërë me dije se njoftimin për këtë hap të Këshillit të Punëtorëve e ka pranuar këtë të premte pasdite.
Lexo edhe: EcoHigjiena: Sërish protesta!
Ramaj ka bërë të ditur se organizimet e tilla janë të rregulluara në ligjin e grevës. Ai thotë se për dallim nga ndërmarrjet e tjera, janë të kufizuar në këtë të drejtë dhe janë të barabartë siç është emergjenca, policia, spitalet etj, pasi shërbime, janë vitale për shoqërinë.
Ramaj, ndër tjerash bërë të ditur se në lidhje me këtë grevë, e cila nuk është organizuar siç e parasheh ligji, ua ka bërë me dije organizatorëve, se duhet të kenë kujdes, që çdo gjë të jetë konform ligjit të grevës.
Përndryshe, Ramaj ka dërguar në adresën tonë përgjigjen e plotë të menaxhmentit të kësaj kompanie për Këshillin e Punëtorëve, shkresë kjo që siç shihet nis me adresimin për secilin që është pjesë e Këshillit të Punëtorëve.
Ja shkresa e plotë e menaxhmentit të EcoHigjiena që Ramaj ia ka dërguar Portalit 2L ONLINE
***
Për
Zotëri Mejdi Ahmeti Zotëri Ismail Salihu Zotëri Alush Kurteshi
Zotëri Refik Bajraliu Zotëri Ismet Rashiti Zotëri Nexhmedin Isufi
Zotëri Musa Bunjaku Zotëri Feti Jetishi Zotëri Riza Misini
Zotëri Novica Trajkovic Zotëri Musa Kastrati
Të nderuar zotërinj!
Ne me datën 23.09.2016 kemi pranuar njoftimin e juaj për grevë që organizoni nga data 26.09.2016 deri më 29.09.2016. Ne dëshirojmë që me këtë rast të ju bëjmë me dije për disa shkelje ligjore të Ligjit për Greva të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-200 dhe plotësimit të tij Nr. 04/L-119, në mënyrë që ju dhe puntorët tanë ti mbrojmë nga pasojat që rrjedhin nga greva e paligjshme.
1.) Sipas Nenit 8, Paragrafi 2, greva duhet të paralajmërohet 7 ditë më parë. Kjo do të thotë, që greva ka mundësi të filloj jo më herët se më datën 30.09.2016.
2.) Policia duhet të njoftohet me kohë në lidhje me grevën.
3.) Në njoftimin e juaj mungojnë arsyet e spacifikuara për një grevë sipas Nenit 7 dhe 8, Paragrafi 3.1. Në njoftim keni përfshirë vetëm pohime të pabazuara të frikës dhe shpifjet.
Në kompaninë tonë janë paguar përherë pagat si dhe kontributet e pagave. Ne kemi përmbushur të gjitha premtimet tona kundruall punëtorëve. Në lidhje me tenderin nuk ka ndonjë vendim nga ana e Komunës deri më tani edhe pse sipas ligjit ne do të duhej të përzgjedheshim.
4.) Sipas Nenit 9, Paragraf 2 dhe 3, ju do të duhej të kërkonit dialog dhe të gjenit zgjidhje me menagjmentin para se t’ia nisni grevës dhe po ashtu të dialogoni edhe gjatë afatit të caktuar. Mirëpo, ju që nga 15 Korriku 2016 jeni duke refuzuar çdo dialog me mua.
5.) Në bazë të Nenit 17, Paragraf 2.9, për kompaninë tonë greva është e ndaluar.
Me qenëse ju përmes nënshkrimit të juaj keni marr mbi vete përgjegjësinë ligjore dhe zbatimin korrekt të mbarëvajtjes së grevës ne në mënyrë eksplicite poashtu me ua bëjmë me dije pasojat e një greve ilegale që rrjedhin sipas nenit 25 Paragrafi 2 dhe nenit 19.
Me respekt,
Senad Ramaj
Drejtor Ekzekutiv
Eco-Higjiena sh.p.k.