DYLON

Rreth 60 shahistë morën pjesë në turnirin tradicional të shahut

Rreth 60 shahistë morën pjesë në turnirin tradicional të shahut
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Kamenica Summer Fest është mbajtur turniri tradicional i shahut, i cili mblodhi rreth 60 shahistë nga vende të ndryshme si dhe diaspora.

Ky aktivitet sportiv vazhdon të mbajë gjallë traditën dhe pasionin për lojën e shahut në Komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

Pas një gare të fortë dhe koncentruese u shpallën edhe fituesit e turnirit:

Fituesit kryesorë:

Vendi i parë – Muhamet Asllani

Vendi i dytë – Nderim Saraçi

Vendi i tretë – Alban Krasniqi

Çmime të veçanta u ndanë për këta shahistë të dalluar:

Shahistja më e mirë nën 18 vjeç (U18): Jona Reçica

Shahisti më i mirë mbi 65 vjeç (S65+): Remzi Osmani

Shahisti më i dalluar nga Kamenica: Mevlud Kryeziu

Shahisti më i mirë nga diaspora: Murtez Ondozi. /2LONLINE/