DYLON

Rreth 30 gra nga Kamenica, bëjnë ekzaminimin në mamografin mobil

Rreth 30 gra nga Kamenica, bëjnë ekzaminimin në mamografin mobil
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të muajit tetor, i cili njihet si muaj i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zajmi-Krasniqi, ka marrë iniciativë që disa grave nga Komuna e Kamenicës t’u bëhet ekzaminimi në mamografin mobil.

Kjo iniciativë e saj u bë e mundshme falë bashkëpunimit me Drejtorin e Shëndetësisë në Prishtinë Bujar Gashi, drejtoreshën e QKMF-së në kryeqytet Sadete Hadri dhe radiologut Avdi Sopi.

Sipas drejtoreshës Zajmi-Krasniqi, është jashtëzakonisht e rëndësishme që grave nga komuna jonë t’u mundësohet ekzaminimi.

EkoHigjiena

“Këtë vit kemi mundësuar ekzaminimin e rreth 30 grave nga Kamenica dhe shpresoj që viteve të tjera ta rrisim numrin e tyre. Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë, bëmë të mundur që kjo iniciativë të jetësohet”, tha ajo.

Gjithashtu, kreu i komunës Qëndron Kastrati, ka inkurajuar të gjitha gratë të bëjnë vizita mjekësore për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

“Ju gra pavarësisht se kush jeni e nga vini, kontrollohuni dhe parandalojeni këtë sëmundje e cila më të lehtë e ka parandalimin sesa trajtimin”, deklaroi ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.