DYLON

Rreth 100 nxënës të Gjilanit marrin pjesë në “Olimpiaden Matematike 2016”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rreth 100 nxënës nga të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit kanë marrë pjesë sot në garën “Olimpiada Matematike 2016”, e cila u zhvillua në shkollën fillore “Selami Hallaqi”.
Në hapje të kësa ngjarje ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, si dhe profesorë e drejtues të institucioneve shkollore në komunën e Gjilanit.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka folur për synimin e kësaj gare, e cila sipas tij ka shtuar interesimin e nxënësve për lëndën e matematikës, me c’rast ka përmendur një varg faktorësh që e kanë bërë komunën e Gjilanit, me emër në fushën e matematikës.

EkoHigjiena

“Synimi i Olimpiadës është rritja e interesimit të nxënësve për lëndën e matematikës.Entuziazmi i madh i nxënësve, puna serioze e organizatorit, cilësia e rezultateve, bashkëpunimi me revistën “Plus” dhe përkrahja e prindërve e bëjnë Gjilanin me emër në fushën e matematikës”, u shpreh Musa.

Profesorii matematikës, i cili është edhe njëri nga organizatorët, Festim Shkodra,tha se pikërisht kjo Olimpiadë ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe nivelit të përgjithshëm të nxënësve gjilanas, ndërkohë që falë saj Gjilani ka marrë epitetin e qytetit të matematikës në nivel vendi.

Pas përfundimit të garës, anëtarët e komisionit vlerësues të punimeve kanë kontrolluar me kujdes punimet e nxënësve garues, duke shpallur rezultatet e Olimpiadës së Matematikës për vitin 2016, si vijon:

Klasa IX
1. Natyra jerliu , SHMU ,,Abaz Ajeti” , Gjilan
2. Endi Sahiti , SHMU, ,,Musa Zajmi” Gjilan
3. Puhiza Rexhepi, SHMU, ,,Thimi Mitko” Gjilan
Klasa X
1. Erion Bajrami, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
2. Endrit Muji, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
3. Lirak Rashiti, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan

Klasa XI
1. Muhamed Zahiri, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
2. Ndriçim Rrahmani, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
3. Urata Sadiku, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan

Klasa XII
1. Monika Bunjaku, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
2. Argjend Aliu, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
3. Vanesa Sejdiu, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan

Përndryshe, fituesit e garëssë sotme do ta prezantojnë Gjilanin në Garën Republikane në Lipjan, për të vazhduar dhe me pjesëmarrje në gara ndërkombëtare. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.