Rreshteri Besim Arifi, doktor i shkencave juridike

Rreshteri Besim Arifi, doktor i shkencave juridike

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, rreshteri Besim Arifi me sukses diplomoi pranë Universitetit Europian të Tiranës, duke mbrojtur me sukses të lartë disertacionin e doktoraturës dhe duke marr titullin “Doktor i shkencave juridike”.

“Polica e Kosovës në Drejtorin Rajonale në Gjilan krenohet me punën dhe përkushtimin profesional të Rreshter Besimit i cili është Doktori i parë në lëmin përkatëse në sektorin e hetimit të krimeve të rënda drejtimi “Forenzikës” në të cilin punon me zell dhe përkushtim” , ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Pak fjalë për rreshterin Besim Arifi:

Besim Arifi u lind 23.01.1974, në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan në vitin 1992. Pas përfundimit të Gjimnazit regjistrohet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, mirëpo si shumë të rinj edhe Besimi për shkaqe dhe rrethana të njohura të kohës, u detyrua t`a ndërpres shkollimin.

Me fillim të luftës ai bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, inkuadrohet atëherë në Shërbimin Policor të Kosovës ku vazhdon edhe tash të punoj në Njësinë Rajonale të Hetimeve – sektorin e Forenzikës.

Gjatë punës së tij në këtë njësi, ai ka kryer një numër të madh të trajnimeve brenda dhe jashtë shtetit si dhe në trajnimet e organizuar nga agjensionet dhe organizatat e mëdha siç janë: ICITAP, OSCE, KFOR, UNMIK etj. Përveq punës së përditshme profesionale Rreshter Besimi ka shkruar një libër “Kqyrja e vendit të ngjarjes”, që në të vërtet ka dhanë një ndihmë të pakontestueshme në aspektin profesional në lëmin e Forenzikës.

Në vitin 2005-2006, regjistrohet në fakultetin e kriminalistikës duke përfunduar atë me sukses dhe merr titullin “Baçelor I Arteve në Kriminalistikë”.

Në vitin 2009-2010 regjistrohet në programin master duke përfunduar me sukses të lartë dhe merr titullin “Master I Arteve në studimin e shkencave të sigurisë”.

Në vitin 2012 regjistrohet në studimet e doktoraturës pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe në vitin 2018 diplomon në këtë universitet duke mbrojtur me sukses të lartë disertacionin e doktoraturës dhe merr titullim “doktor I shkencave juridike”.

KOMENTE