DYLON

Rreshter majori i FSK-së priti në takim zyrtar rreshter majorin e ushtrisë sllovene

Rreshter majori i FSK-së priti në takim zyrtar rreshter majorin e ushtrisë sllovene
Avatar photo Redaksia

Rreshter majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka, priti në takim zyrtar rreshter majorin e ushtrisë sllovene, Daniel Kovac.

Të dy rreshter majorët, diskutuan rreth mundësisë së thellimit të bashkëpunimit në nivel të nënoficerëve, siç janë; pjesëmarrja në konferencat e kartës së Adriatikut, trajnime të zhvillimeve të karrierës dhe ato profesional si dhe pjesëmarrja në gara ushtarake, të cilat fokus kanë zhvillimin e nënoficerëve në nivel profesional dhe taktik.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua edhe për shkëmbimin e nënoficerëve në nivel të Akademive Ushtarake, mundësi kjo e cila do të kishte rol kyç në avancimin e nënoficerëve të FSK-së.

Rreshter major Zuka, e falënderoi Rreshter majorin Kovac për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ushtria sllovene ka pasur ndër vite në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.