DYLON

Rreshter majori i FSK-së Genc Metaj nderohet në Akademinë e Rreshter Majorëve në SHBA

Avatar photo Redaksia

Në Akademinë e Rreshter Majorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas analizave dhe sukseseve të rreshter majorëve të cilët kanë kryer këtë akademi, e kanë shpallë rreshter majorin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Genc Metaj rreshterin më të mirë, që ka kaluar nëpër këtë akademi prestigjioze të përgatitjes së rreshter majorëve. Akademia e Rreshter Majorëve e SHBA-ve, e ka vendosur (Foton-Biografinë) e Rreshter majorit të FSK-së, Genc Metaj në “Korridorin e Famës”.

“Korridori i Famës” për studentet ndërkombëtar është mirënjohje më e lartë për arritjet personale dhe për kontributin e dhënë në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.

EkoHigjiena

Rreshter majori i Parë i FSK-së, Genc Metaj pas pranimit të këtij çmimi prestigjioz në Akademinë e Rreshter Majorëve premtoi përkushtimin e tij, për të vazhduar punën për avancimin e ushtarëve dhe nënoficerëve të FSK-së dhe gjithashtu shprehi falënderimet e thella për këtë institucion, në të cilin kishte ndjekur studimet në vitin 2012-2013.

Shkollimi dhe trajnimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së në SHBA është vazhdimësi e bashkëpunimit së ndërsjellët në mes të Ushtrisë së SHBA-ve dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjithashtu, Rreshter majori i Parë i FSK-së, Genc Metaj, pas pranimit të këtij çmimi, në të njëjtën kohë është duke marrë pjesë së bashku me Rreshter majoren Rachel Fails nga Garda Kombëtare e Ajovës në simpoziumin për zhvillimin e udhëheqësve dhe trajnimeve ndërkombëtarë, i ftuar nga Rreshter majori I Ushtrisë Amerikane Daniel Dailey.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.