DYLON

Rrëshqitje të dheut në Laqiq, evakuohet familja e Jakup Robellit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Pas reshjeve të shumta të shiut, në Komunën e Kamenicës ka ndodhur një rrëshqitje masive e dheut në fshatin Laqiq. Për të përcjellur situatën nga afër Kryetari Sinani ka angazhuar një ekip të tërë nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të udhëhequr nga drejtori Faik Rexhepaj. Ekipet komunale këtë paradite kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë parë nga afër situatën pas rrëshqitjes.

Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka rekomanduar familjen e Jakup Robellit që të evakuohet për shkak të rrezikut të lartë me të cilin ballafaqohet shtëpia e tij.

EkoHigjiena

Në vendngjarje kanë dalë edhe pjestarët e Policisë së Kosovës nga Stacioni në Kamenicë dhe familja Robelli është evakuar dhe është vendosur në një shtëpi më të sigurt.

Pas rrëshqitjeve në lagjen Çamëria, këto në Laqiq janë po ashtu mjaft serioze.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani ka thënë se këto janë dukuri natyrore dhe komuna po bën të gjitha përpjekjet që të jetë afër qytetarëve që ballafaqohen me rreziqe të këtilla dhe t`i ndihmojë ata me të gjitha mundësitë që ka./2L ONLINE/