Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka ndodhur një rrëshqitje masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh, 7 km nga Kukësi. Kjo shkarje masive ka bllokuar njërën korsi të rrugës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Rajonit Verior dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës kanë marrë masa për menaxhimin e situatës,trafikut të rënduar, dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.
Kalimi bëhet me një korsi dhe janë marrë masat për ndërhyrjen dhe heqjen e masës shkëmbore.
“Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e sinjalistikës,” thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kohët e fundit si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shumë situata të ngjashme në Rrugën e Kombit, që kanë vështirësuar kalimin e automjeteve.