DYLON

Rrepa e bardhë e rëndësishme për organizmin

Avatar photo Redaksia

Rrepa e bardhë përmban shumë lëndë minerale, të cilat janë të rëndësishme për organizmin. Mësoni çka ju ndihmon.Është vënën re se përdorimi dhe konsumi i saj ndikon mjaft pozitivisht në trupin e njeriut. Disa nga vetitë e rrepës së bardhë po i paraqesim më poshtë.

Ruan freskinë e lëkurës – Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

EkoHigjiena

Shtimi i oreksit – Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit – Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

Parandalimi i kancerit – Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.