DYLON
Drejtoria e Inspekcionit

Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në lagjen Livadhet e Arapit në Gjilan

Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në lagjen Livadhet e Arapit në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, në lagjen Livadhet e Arapit apo sheshi jugu 2 në Gjilan.

“Ky objekt paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik, është rrënuar”, tha Isa Agushi, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky objekt-gërmadhë në fund të sheshit jugu 2 në lagjen Livadhet e Arapit paraqiste rrezik jo vetëm për banorët e asaj ane, por edhe për qytetarët e shumtë sidomos fëmijët që ecin në shëtitore.

“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesen që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, tha drejtori Isa Agushi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.