DYLON
Drejtoria e Inspekcionit

Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në lagjen “Dheu i Bardhë”

Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në lagjen “Dheu i Bardhë”
Avatar photo Redaksia
“Ky objekt tre katesh paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik sidomos për fëmijët, është rrënuar”, tha Isa Agushi, drejtor i Drejtorisë për Inspekcion

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka bërë me dije se ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, në lagjen “Dheu i Bardhë”.

“Ky objekt tre katesh paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik sidomos për fëmijët, është rrënuar”, tha Isa Agushi, drejtor i Drejtorisë për Inspekcion.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky objekt-gërmadhë në rrugën “Salih Aga”, mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes.

“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesen që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, tha drejtori Isa Agushi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.