• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Shneta
  3. Rrënkime nga “Meeting of the Society of Thrombosis and Hemostasis Research!
Shneta

Rrënkime nga “Meeting of the Society of Thrombosis and Hemostasis Research!

by Redaksia 2LONLINE 16 Shkurt, 2017 2 min read
 Rrënkime nga “Meeting of the Society of Thrombosis and Hemostasis Research!
Rrënkime nga “Meeting of the Society of Thrombosis and Hemostasis Research!

Reis Mirdita

Në Basel të Zvicrës, filloi Kongresi Vjetor i 61-të me radhë, i cili do të zgjatë gjer më 18 shkurt 2017 (61st Annual Meeting of the Society of Thrombosis and Hemostasis Research).

Vërejtja e parë e lakmueshme është forma dhe rendi i përpiktë dhe pa asnjë komplikim situatash e prezantimesh në një ambient të jashtëzakonshëm ku janë të inkorporuar dhjetëra tema nga më të ndryshmet lidhur me çështjen e hulumtimeve mjekësore nënkuptuar këtu edhe farmakologjinë si dhe risitë në përbërjen e ilaçeve dhe ndihmesës së tyre gjatë trajtim-kurimit të faktorëve dhe sëmundjeve si hemostaza hemofilia dhe tromboza.

Një ndjenjë zbrazëtie më përshkon nga fakti se në asnjë moment, në asnjë listë, nuk gjendet emër nga trojet tona. Një vend me aq akademikë, doktorë e profesorë të të gjitha lëmive, nuk u gjet sot në këtë Kongres ku shëndeti është në rend të parë.

Në këtë eveniment shkencor, jam i ftuar (në kuadër të informimit) që kohë më parë nga Prof. Dr. Kremer, Drejtoreshë e Kongresit por, këtë mbrëmje të parë pas ditës së gjatë, në vend të pushimit, iu rreka këtij shkrimi revoltues nga që mos interesimi, ndoshta mos pasja e njohurive të mjaftueshme profesionale apo mungesë e guximit për ekspozim, më preku thellë ndjenjat e mia të krenarisë si komb i zhvilluar dhe me kapacitete të denja humane e shkencore në shumë fusha. Por asgjë; unë sot nuk hasa as në dëgjues të interesuar, as në orator shqiptar.

Sidoqoftë, Kongresi vazhdon. Ndoshta nesër mbrëma ju paraqitem me një shkrim më buzëqeshës dhe më informativ.

Tags: kongres shendeti Zvicër
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022
Policia

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë

25 Maj, 2022
Nacionale

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

25 Maj, 2022
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Sonte luhet miqësorja Zvicër – Kosovë

29 Mars, 2022

Për nder të përvjetorit të rënies së Heroit “Ilir Lushtaku”, organizohet tureu i futbollit, pjesëmarrëse edhe FC KOSOVA – ZÜRICH

20 Mars, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

6 Korrik, 2021

Nënkryetari Ismajli ndjehet i pikëlluar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Zekirja Shahinit

7 Maj, 2021

Haziri ngushëllon familjen Shahini me rastin e ndarjes nga jeta të përfaqësuesit të FFK’së në Zvicër, Zekirja Shahini

7 Maj, 2021

Gjilanasi Kamer Zymberi, kandidat për këshillin e përgjithshëm të kuvendit komunal në qytetin Martigny në Zvicër

5 Nëntor, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com