Viti – (2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë rrahur mes vete. Të dyshuarve i është dhënë ndihma mjekësore. Me urdhër të prokurorit ata janë ndalur në Qendrën e Ndalimit.
Mësohet se të dyshuarit kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre dhe me këtë rast kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubishtë të Vitisë. /2lonline/