DYLON

Rrëfehet Klossner, gjyqtari i ndeshjes historike: “Kjo nuk ishte një ndeshje e zakonshme”

Avatar photo Redaksia

“Më ka bërë përshtypje aftësia ekstreme për tu entuziazmuar, që ndjehej aty”, thotë gjyqtari kryesor i ndeshjes, zvicerani Stephan Klossner.

Stephan Klossner, gjyqtar futbolli i FIFA-s nga Zvicra ka pasur nderin të ndajë drejtësinë në ndeshjen e parë të pranuar nga FIFA, të kombëtares së Kosovës, kundër asaj të Haitit. Ja se çfarë tregon ai lidhur me përjetimet nga kjo ndeshje.

EkoHigjiena

Përkundër motit të ftohtë e me shi dhe kufizimeve të ashpra të vendosura nga FIFA (nuk është lejuar himni, as flamujt zyrtarë të shtetit dhe as simbolet në fanella), në stadiumin e Mitrovicës ka mbretëruar atmosferë festive. rreth 17.000 tifozë kosovarë kanë festuar ndeshjen e parë të pranuar zyrtarisht nga FIFA, të skuadrës së tyre kombëtare.

“Natyrisht, loja nuk ishte sikur të tjerat”, sqaron Klossner, i cili në një ndeshje shumë korrekte ka dhënë vetëm një karton të verdhë. “Që në momentin kur ne, rreth një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes erdhëm në stadium, tribunat ishin përplot dhe atmosfera jashtëzakonisht euforike. Kur ne po i kontrollonim rrjetat e portave, na brohoritën sikur të ishte shënuar ndonjë gol”.

Edhe pse mikpritësit kishin ekip më të mirë, kjo nuk i mjaftoi Kosovës për të dalë fituese. Për ndeshjen e parë zyrtare, Federata e Futbollit e Kosovës, duke nominuar Albert Bunjakun, kishte angazhua një ish lojtar të kombëtares së Zvicrës. Ndërsa me Kristian Nushin nga FC St. Gallen, në fushë ishte edhe një lojtar aktual i superligës zvicerane.

Rezultati sportiv në këtë ndeshje historike të 5 marsit ishte pak i rëndësishëm. “Ajo që unë kam marrë me vete para së gjithash nga kjo ditë është aftësia ekstreme për tu entuziazmuar, që ndjehej aty”, thotë gjyqtari kryesor i ndeshjes, zvicerani Stephan Klossner.

“Federata e Futbollit të Kosovës ështe përgatitur jashtëzakonisht mirë për të sjellë në skenë nje ndeshje ndërkombëtare pa të meta. tT zyrtarët ndjehej edhe mirënjohja ndaj FIFA-s  e cila ka mundësuar që më në fund Kosova të bëjë nje hap përpara në rrafshin ndërkombëtar”. (sfv.ch.)
albinfo.ch

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.