Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imer Rrahmani në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se vitit 2017 do të jetë viti i fillimit të implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore. Ministri Rrahmani ka shtuar se para fillimi të implementimit të Ligjit, tashmë janë realizuar shumë aktivitete tjera dhe hartime të dokumenteve.
“Këtij vendimi i kanë paraprirë shumë aktivitete në Ministrin e Shëndetësisë, hartimi i dokumenteve, themelimi i Fondit të sigurimeve shëndetësore”,ka thënë Rrahmani.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor, të obligueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.