DYLON

Rrahmani drejt Napolit, nisin kontaktet me klubin italian

Rrahmani drejt Napolit, nisin kontaktet me klubin italian
Avatar photo Elife Sherifi

Një arritje e madhe në karrierën e Amir Rrahmanit, që aktualisht luan me Veronën në Seria A. Sipas asaj që raporton Migen Memelli për “Zona Gol”, nisur nga kontaktet me agjencinë e marketingut që zotëron futbollistin, janë kryer me sukses testet mjekësore në ekipin e ri.

Bëhet fjalë për skuadrën e njohur të Serisë A, Napolin.

Gjithçka ka përfunduar në këtë drejtim dhe pritet vetëm zyrtarizimi i ekipeve për transferimin e kryer në vlerën e 15 milionë eurove.

EkoHigjiena

Gjithashtu është arritur marrëveshja që Rrahmani të luajë te Verona deri në fundin e sezonit, por menjëherë pas saj, do të kalojë tek ekipi që drejtohet nga Gatuso.

Një arritje e madhe kjo për Rrahmanin, që disa vite më parë ishte pjesë e futbollit kosovar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.