/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Lëndim trupor “ që ka ndodhur në Rrugën “Elena Gjika” këtu në Gjilan. Njësitet Reaguese të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te incidenti ka ardhur kur, katër të dyshuar, që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, pas një mosmarrëveshje që kane pasur me pesë persona të tjerë, nga ta tre të mitur, ka ardhur deri te rrahja mes tyre.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se të dyshuarit kanë përdorur mjete të forta dhe iu kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore ku tre persona, ende janë ne trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.
Me vendim të Prokurorit të shtetit dy nga të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin është duke e hetuar rastin./2L ONLINE/
fotoilustrim