DYLON

Rotary Club ndihmon gratë për blerjen e mamografit mobil

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Grupi i Grave Deputete nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi me “Rotary Club Internacional RCPI dhe Community Building Mitrovica –CBI”,  i cili  do të kontribuojë në fondin për blerjen e mamografit mobil me 9 600 euro.  Me këtë rast, kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija njoftoi përfaqësuesit e këtij klubi për ecurinë e projektit dhe falënderoi ata për gatishmërinë për të përkrahur këtë projekt, i cili si tha Sahatqija, ka tre komponentë: shëndetin e gruas dhe afrimin e sa më shumë akterëve për të kontribuar, duke qenë njëkohësisht  garanci për monitorim të aparaturës, si dhe fuqizimin dhe mobilizimin e grave.

Sylë Alaj, nga RCPI, tha se kjo nismë është shumë fisnike dhe do ta përkrahet, sepse ia vlen qoftë edhe vetëm një jetë të shpëtohet. Kurse Afërdita Sylaj, nga CBI, tha: “Ne punojmë edhe për këtë çështje, sidomos në ngritjen e vetëdijes për kontroll të rregullt”.  Neshat Asllanaj ceku se do të vazhdojë bashkëpunimi me GGD-në edhe në lëmin e trajnimeve etj.

EkoHigjiena

Deputetja Flora Brovina tha se ndihet e lumtur që ky projekt është afër përmbylljes, ndërsa kjo ndihmë dhe të tjerat që janë premtuar do të bëjnë që kjo aparaturë të arrijë sa më parë në Kosovë ./KOHA.NET/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.