DYLON

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë
Avatar photo Redaksia

Për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, organizma të ndryshëm organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sportive. Në komunën e Gjilanit, në nder të kësaj dite të shënuar, Rotary Club Gjilani, në bashkëpunim edhe me klubet e basketbollit, KB Drita e KB “United”, organizojnë turneun në basketboll “Youth Tournament 3×3” .

Shorti për këtë turne, të ekipeve të interesuara për pjesëmarrje, hidhet më 13 gusht (e shtunë, ora 09:30).

EkoHigjiena

Pjesëmarrja është gratis për të gjithë dhe ekipi fitues shpërblehet në fund të turneut.

“Youth Tournament 3×3” luhet me 13 e 14 gusht, në Sallën e Spoteve “Bashkim Selishta”, në Gjilan. 

Sponsor të kësaj ngjarje sportive janë ABC Desing dhe Pizza Crust nga Gjilani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.