DYLON

Rotaraktët gjilanas me aktivitet edhe në Preshevë (foto)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të shtunën në Preshevë Rotaract Club Anamorava nga Gjilani në bashkëpunim me Zyrën për të rinjtë në Preshevë, kanë organizuar një debat me tematikë : Mediat Sociale -Komuniko Pa urrejtje

Ky debat ka pasur një audiencë kryesisht nga të rinjtë preshevarë, si dhe ka pasur një panel nga profesionalistë të fushave të sociologjisë, psikologjisë dhe analizës së mediave sociale. Panelistët e këtij debatit ishin : Nevzad Shemsedini -Psikolog Klinik, Belgzim Kamberi- Social Media Analist dhe Besim Salihu- Sociolog

EkoHigjiena

Pas një prezantimi përmbajtjesor prej panelistëve pati debat interaktiv mes publikut dhe panelit gjatë të cilit të rinjtë ishin të lirë të bënin pyetje për gjërat që i preokuponin rreth kësaj teme. Ky projekt i Rotatact Club Anamorava ne bashkëpunim me Zyrën për të rinj në Preshevë është vetëm fillimi i një bashkpunimi si dhe në të ardhmen presim më shumë bashkëpunime nga rinia gjilanase dhe ajo preshevare. /Diellza Sylaj/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.