(I plotësuar) – Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka njoftuar se 15 persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike dhe shkatërrim të pyjeve.
“Njestë policore për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit të mbështetur edhe nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësnor, kanë realizuar një operacion policor të kontrollit për bastisje në një lokacion në komunën Shtërpcës.
Bastisja është kryer në dyshimin e bazuar për kryerje veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorim i autorizmieve ekonomike dhe shkatërrim të pyjeve. Lidhur me këtë rast 15 persona janë ndaluar nga policia dhe janë në procedurë të intervistimit”, ka thënë Kelani./Indeksonline/
ROSU arreston 15 serbë në Brezovicë
Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq ka njoftuar se njësiti special i Policisë së Kosovës “ROSU”, ka arrestuar 15 persona të nacionalitetit serb, njëherit punëtorë të Parkut Nacional “Sharri” në Brezovicë, transmeton Indeksonline.
Gjuriq ka thënë se ky veprim është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe provokim i drejtpërdrejtë ndaj të gjithë Serbisë. Për këtë arsye ai ka thënë se do të thërrasë një mbledhje urgjente të qeverisë, raporton B92.
“Këtë mëngjes, pak pas orës dhjetë, njësite rëndë të armatosura të Policisë së Kosovës ROSU kanë bastisur parkun nacional Sharri në Brezovicë, duke arrestuar të gjithë punëtorët që gjendeshin aty”, ka thënë Gjuriq në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi nga Brukseli, duke shtuar se mes të arrestuarve është edhe drejtori i parkut.
Sipas Gjuriqit, ky aksion i Policisë së Kosovës ka të bëj me synimet e shtetit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.
“Serbia nuk mund të rrij e qetë, dhe nuk do të rrij e qetë të shikoj se si zhvishet nga trashëgimia kulturore, si dhe ndaj shkeljes së të drejtave themelore të serbëve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij, aktualisht të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në Ferizaj.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=187339