DYLON

Ronaldo tregohet i sjellshëm, ndal autobusin për një arsye të veçantë

Ronaldo tregohet i sjellshëm, ndal autobusin për një arsye të veçantë
Avatar photo Elife Sherifi

Protagonist në fushën e lojës, duke shënuar het-trik për Portugalinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, por Cristiano Ronaldo edhe jashtë fushave është një njeri i jashtëzakonshëm.

Pas stërvitjes së zhvilluar në Porto, numri 7 i Juventusit, ka ndaluar autobusin për të takuar një vogëlush të vogël, i cili qëndronte në rrugë me një tabelë: “Cristiano, më jep një përqafim”.

Tifozi i vogël, Edoardo Moreita, 11 vjeç, po lufton me sëmundjen e leukemisë prej 10 vitesh. Ronaldo bëri disa foto me të dhe i plotësoi ëndrrën më të madhe të tifozit për ta përqafuar.

EkoHigjiena

Gjesti i CR7 ka bërë xhiron në rrjetet sociale, por gjëja më e rëndësishme, është fakti që ai i dhuroi buzëqeshje një fëmije të vogël që lufton me një sëmundje delikate.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.