Ronaldo ky gjigant që ktheu vëmendjen në futbollin italian

Ronaldo ky gjigant që ktheu vëmendjen në futbollin italian

Cristiano Ronaldo ka ndërruar 4 kampionate në karrierën e tij. E filloi me Sportingun në Portugali, për ta vazhduar me Manchester United në Angli, Real Madrid në Spanjë dhe tani si 34 vjercar është pjesë e Juventusit në Serie A.

Ronaldo ka fituar trofe të Ligës dhe evropian me skuadrat United e Real Madrid, ndërsa së fundmi fitoi një trofe edhe me Juventusin vetëm në fillim të transferit të tij.

E atraksionin dhe kreativitetin e ka bartur shumë shpejt edhe në futbollin Italian dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në këtë sezon në Serie A.

Zv-presidenti i FIFA-s, Michele Uva ka thënë se transferimi i Ronaldos e ka pasuruar futbollin italian.

“Ronaldo i ka dhënë aq shumë për futbollin italian, madje edhe në aspektin e besueshmërisë. Juventusi ka bërë një investim të madh, ishte operacion teknik dhe marketingu që kishte vlerë absolute”, ka thënë Uva.

Sulmuesi portugez deri më tani ka shënuar 18 gola derisa ka bërë 7 asiste.

KOMENTE