DYLON

Ronaldo i tronditur me skenat në Beograd

Avatar photo Redaksia

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, ka thënë se është tronditur me skenat që ka parë mbrëmë në Beograd, në sfidën Serbi-Shqipëri.

Asi i Real Madridit thotë se ka frikë edhe Portugalia e tij mund të përjetojë të njëjtën gjë nga huliganizmi i tifozëve serb, kur skuadra e tij do ta vizitojë Beogradin, në ndeshjen e vlefshme të Grupit I në kuadër të Evropianit Francë 2016.

EkoHigjiena

Portugalia mbrëmë me golin e Ronaldos mundi Danimarkën me rezultat 0-1.

“Pas ndeshjes jam njoftuar se në Serbi shpërtheu dhuna mes tifozëve serbë që sulmuan futbollistët e Shqipërisë. Kur kam parë xhirimet kam mbetur i tronditur”, ka thënë Ronaldo.

Ai ka shtuar se “ndoshta edhe ne mund të kemi një pritje të tillë”. CR7 shpreson se UEFA do të reagojë dhe të ndalojë veprimet të tilla që dëmtojnë futbollin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.