Fadil Kajtazi
/2L ONLINE/ – Faleminderit Ibrahim Kadriut për këtë roman historik. Autori vazhdon të mbetet i veçantë në letërsinë tonë. Aktual me temat dhe stil të rrëfimit. Romani “Misioni rus” një letërsi historike, është tema më aktuale e cila lexuesit të vëmendshëm i zhvesh lakuriq personazhet e sotme përmes rrëfimit të personazheve nga e kaluara jonë historike e ditëve të vështira.
Patriotët dhe tradhtaret udhëtojnë të njëjtës rrugeë, njëra palë për të mbërri në destinacion kurse pala tjetër për të ngadalësuar ecjen ose për ta ndërruar destinacionin. Dhe ky “art” është vështirë për të kuptuar se cili nga udhëtarët është i vërteti.
Ky roman duke trajtuar një ngjarje historike të rrugës se shqiptarëve për pavarësi, heq mjegullën me të cilën armiqtë tanë shekullore mbulonin rrugën drejt lirisë. Natyrisht që “mjegulla” mbulonte edhe personazhet, pamjen e qartë të rrugës dhe te identifikimit të udhëtarëve, pra patriotëve dhe tradhtarëve.
Mjegulla qe sot po mbulon rrugën drejte lirisë se popullit tone prapë është duke u krijuar nga të njëjtat çarqe antiëshqiptare (ruse, serbe, neo osmane dhe greke). Ky roman përmes rrëfimit historik ndriçon rrugën e ecjes tonë dhe zhvesh lakuriq udhëtarët me mision rus, serb, grek dhe neo osman. Faleminderit Ibrahim Kadriu. /2L ONLINE/