Roma këmbngul për Shaqirin, gati ofertën zyrtare

Roma e ka kërkuar Xherdan Shaqirin nga Liverpooli në formë huazimi me mundësi blerje. Sipas ‘Skly Sport Italia’, kosovari që luan për Kombëtaren e Zvicrës ishte synim i tyre para se të vinte Matteo Politano.

Por, tani pasi që shkëmbimi me Leonardo Spinazzola dështoi, ata kanë shikuar opsione të tjera. Giallorossi ende kanë nevojë për të zëvendësuar, Nicolo Zaniolon e lënduar dhe e kanë bërë synim Shaqirin.

Eksperti i transferëve dhe analisti Gianluca Di Marzio, Roma ka kërkuar Shaqirin në huazim me opsion blerjen në fund të sezonit. Mbetet të shihet se a do ta pranojë këtë gjë Liverpool.

Nëse pranohet, atëherë Shaqiri do të kthehej në Serie A, pasi që 28 vjeçari kishte një periudhë kur ishte në Inter nga janari deri në gusht të vitit 2015.

Zgjedhja e parë e tyre ishte Suso, por Milani dëshironte shkëmbim me të me Cengiz Under.

KOMENTE