DYLON

Roli i prindit në edukimin dhe disiplinimin e fëmijës

Avatar photo Redaksia

Besnik Sherifi – psikolog

/2L ONLINE/ – Disiplinimi i fëmijëve do të thotë t’i pajisësh ata me mjetet për të pasur sukses në jetë. Një nga mjetet më të rëndësishme është aftësia për të bërë zgjedhjen e duhur (Sears, W. & Sears, M. 2010). Për të vepruar kështu një fëmijë ai ka nevojë të zhvillojë një ndjeshmëri shoqërore, aftësinë për të marr për të marr në konsideratë se si do të ndikojnë veprimet e tij tek njerëzit e tjerë.

EkoHigjiena

Roli prindëror është faktori kryesor dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e drejtë të fëmiut, për edukimin e drejtë të tij, për formimin e një personaliteti të shëndoshë. Ky rol i prindërve është një faktor që ka ndikim shumë të madh në zhvillimin, edukimin, socializimin, vetëbesimin tek fëmijët.

Rëndësi të veçantë kanë marrëdhëniet e drejta familjare si: marrëdhëniet ndërmjet prindërve, marrëdhëniet e prindërve me fëmijët dhe fëmijët ndërmjet veti. Dihet se ngrohtësia dhe stabiliteti i marrëdhënieve në familje, sjellja e prindërve, bashkëpunimi i prindërve me fëmijët, angazhimi dhe kujdesi, interesimi, përkushtimi i tyre tek fëmijët ndikon pozitivisht në sjelljet dhe veprimet e fëmijës dhe kjo ndikon në formimin e një personaliteti të shëndosh në të ardhmen.

Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se personaliteti i fëmijëve varet nga ajo se çka fëmijët mësojnë dhe sa ju epet mundësia dhe sa është angazhimi, interesimi i prindërve në edukimin, disiplinimin e fëmijës.

Shumë karakteristika të personalitetit të fëmijës ndikojnë në të ardhmen e tij shembull: aftësia për të krijuar marrëdhënie me njerëzit e tjerë, për t’u përshtatur, aftësia për të mësuar nga gabimet, vullneti për të punuar fort, aftësia për të vëzhguar, për t’u përqendruar, për të zbuluar, aftësia për të qenë kreativ, i vendosur, ambicioz etj., ku të gjitha këto karakteristika do e ndihmojnë fëmijën në zhvillimin e një personaliteti.

Raporti i prindërve ndaj fëmijëve si dhe mënyra në të cilën zhvillohen, edukohen është faktor shumë i rëndësishëm për ngritjen e fëmijës, zhvillimin e proceseve njohëse, arritjen në mësimnxënie etj. Faktori edukativ i cili edukimin familjar e bën të pazëvendësueshëm, është ndjenja e dashurisë, që lidh prindërit me fëmijët e tyre. Qëndrimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre është ai qëndrim kur fëmijën e shohin si personalitet të vogël, i cili përkryer kësaj është antarë i barabartë i familjes.

Prindërit e dinë se fëmija duhet të mësohet t’i respektojë rregullat e jetës së përbashkët në familje dhe mes njerëzve si dhe të marr përsipër dhe t’i kryej obligimet e mëvonshme shoqërore. Fëmijët duhet të mësojnë të identifikojnë ndjenjat e tyre dhe ti shprehin ato në mënyrën e duhur. Ti kuptojnë vështirësitë dhe sfidat në të cilat fëmija ballafaqohet në të ardhmen.

Sjellja e prindit. Për të lavdëruar një sjellje të respektueshme është që prindërit duhet të japin vëmendje pozitive dhe kjo është shumë e rëndësishëm për rolin e prindërve. Vëmendje pozitive verbale, fizike si dhe dashuri ndaj fëmijës.

Kjo jep të kuptojmë në mirëkuptimin e fëmijës në raport me prindërit si dhe në respektimin e rregullave nga ana e fëmijës, si dhe nuk do të mungojë sjellja pozitive e tyre. Rëndësi të veçantë nga ana e prindërve po ashtu është vlerësimi, fokusi i prindërit tek aftësia, kapaciteti dhe mundësia e fëmijës për të bërë një gjë, kjo ka një ndikim pozitiv në ndjenjat e fëmijës ku nëse fëmija ndihet i dashur, i vlerësuar nga prindërit me ngrohtësi, empati, kjo ndihmon të përballoj mungesën e një aftësie të caktuar dhe fëmija nuk ndihet inferior por me një vetëbesim ndaj detyrave dhe angazhimeve të cilat i ka.

Shumë me rëndësi është kur tek fëmija nxisim, zhvillojmë të menduarit e tyre, fëmijët vet vetiu bëhen kureshtar, kreativ, si shembull: cila është lidhja në mes të përgjegjësive dhe privilegjeve, shpërblimeve. Çdo herë fëmija mëson të sillet duke parë dhe duke imituar të tjerët. Prindërit me vetëvlerësim të mirë e ushqejnë atë edhe tek fëmijët e tyre. Fëmijët janë imitues të mëdhenj, kështu që kur ata shohin të rriturit rreth tyre që sillen me vetëbesim dhe siguri edhe fëmijët e kuptojnë qasjen, mësojnë këto sjellje dhe kjo jep rezultat pozitiv tek fëmija.

Një gjë e rëndësishme tek prindi është qasja me përkushtim dhe ngrohtësi, ku fëmijët e lidhur me prindërit janë më të ndjeshëm, ata e kanë më shumë aftësi të kuptojnë dhe t’i respektojnë të drejtat e tjerëve. Prindërit e përkushtuar i njohin mirë fëmijët e tyre, ata mund t’i lexojnë sinjalet e gjuhës trupore, dhe të fytyrës, të cilat zbulojnë një sjellje të keq e të fshehur të fëmijës.

Për shkak të lidhjes prind – fëmijë, i vogli ka më shumë mundësi që t’i pranojë këshillat dhe vlerat e prindërve. Duke biseduar tek prindërit, fëmijët e lidhur kanë gjithashtu më shumë mundësi të dalin të lar kur konfrontohen. Atyre u duket më e vështirë të gënjejnë për veprimet e tyre, sepse ndihen keq kur veprojnë gabim. Ata e dinë që prindërit e tyre mund ta lexojnë atë “ shikim të dyshimtë”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.