Roli i Presidentit Uilson në Traktatin e Paqes dhe Shqipëria – (Pjesa e fundit)

Roli i Presidentit Uilson në Traktatin e Paqes dhe Shqipëria – (Pjesa e fundit)

Kah mesi i janarit të vitit 1920 marrëdhëniet midis Presidentit Uilson dhe kryeministrave të Francës dhe Britanisë Madhe, për çështjen shqiptare, më saktësisht për “akordin e 14 janarit 1920”, (ku sipas këtij “akordi” Shqipëria humbë pavarësinë nga se i ndahet territori i saj, Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë), kalojnë momente tensioni dhe krize. Prandaj mund të thuhet se çështja njeh zhvillime të reja në planin diplomatik. Ndryshime në pikëpamje lidhur me rregullimin e çështjes së Adriatikut bëhen edhe më evidente.

Shkruan: Sami ARIFI

Por çështjet që kishin të bënin me Shqipërinë nuk mund të liheshin në kompetencën e tyre… Theksonte Uilson: “Çështja shqiptare nuk mund të hynte në diskutimin e propozuar midis Italisë dhe Jugosllavisë”. Pra, ai “deklaronte edhe një herë se nuk mund të pranonte asnjë plan, me anë të të cilit mund t’i jepej Jugosllavisë një kompensim territorial në pjesën veriore të Shqipërisë për të zëvendësuar ndonjë pjesë që mund t’i shkëmbehej asaj gjetkë”.

Iniciativat e presidentit Uilson në Konferencën e Paqes ishin shumë të mirëpritura, e posaçërisht nga popujt e vegjël. Në përmbajtjen e tij dallohen dy elemente kryesore: “një paqe të drejtë e demokratike”, “pa aneksime dhe pa kontribucione”, së dyti denoncimi i diplomacisë së fshehtë i pasuar nga botimi i trakteve të fshehta të lidhura ose të miratuara nga ish qeverit cariste. Këto iniciativa në marrëdhëniet ndërkombëtare paten një jehonë të jashtëzakonshme në qarqet më të gjera e më të ndryshme.

Pra, në këtë kuadër hynë programi i shpallur në janar të vitit 1918-ës nga Presidenti i SHBA-ve Uilson mbi rregullimin e pasluftës mbi bazën e “14 pikave” ndër to kishte një pike (pika 11), që u kushtohej posaçërisht problemeve të Ballkanit, por formulimi linte shteg për interpretime dhe shtrembërime.

Prapëseprap ato paten peshën e tyre në zhvillimin e situatës gjatë viteve të fundit të Luftës së Parë Botërore. Kështu u ushqyen edhe shumë shpresa, nga se kishte hy një Fuqi e madhe amerikane në skenën e politikës evropiane, objektivisht po krijoheshin disa rrethana që lehtësonin zgjimin e popujve e të kombeve, që u hapnin atyre një fushë veprimi për të mbrojtur të drejtat e tyre. Pra, ky ishte një faktor favorizues edhe për riaktualizimin e dukshëm të lëvizjes për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenti amerikan, Uilsoni (Wilsoni), me gjithë fuqitë e mesazhit të tij, nga paragjykimet dhe dredhitë diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës tradicionale ishte vështirë të matej, edhe se kishte një numër të madh me vete të specialistësh, akademikë për çështjet e Evropës Qendrore e Lindore, Rusisë, Ballkanit dhe Linjes së Mesme, ai mbetej diletant kundrejt gjeopolitikës së kontinentit të vjetër.

Përveç kësaj atij iu desh të merrej edhe me opozitën, në shtetin e tij, në Kongres, ku shumicën e kishin republikanët. Republikanet e shihnin me mosbesim politikën e ndjekur nga Uilsoni (Wilsoni) në Paris dhe qenë të vendosur të vinin veton kundër anëtarësimit të Amerikës në projektin e tij më të dashur që aq shumë bëri, në Lidhjen e Kombeve.

Pra, qendrimi i tij pengohej sistematikisht nga kundërshtarët politik brenda vendit. Numri i ushtarve të vrarë rus, që kishte ra në sy në Paris, ishte më i madhi, se sa ai i gjithë ushtarëve Aleatë të marrë së bashku. Megjithatë Aleatët e përjashtuan nga trueza e bisedimeve Rusinë (ishte ardhur një qeveri e Revolucionit të Tetorit), thanë ata, asnjë qeveri ruse nuk gëzonte besimin e gjithë popullit rus, nga se ajo qeveri ishte e ardhur me dhunë.

Me “akordin e 13-14 janarit të vitit 1920” çështja shqiptare vulosej në kuptimin shumë negativ. Territori i Shqipërisë i përcaktuar në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londrër, hedhej poshtë, ajo ndahej sips “akordit” të 14 janarit të vitit 1920 midis tre shteteve (Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë). Dhe kështu Shqipëria humbiste pavarësinë.

Kah mesi i janarit të vitit 1920 marrëdhëniet midis Presidentit Uilson dhe kryeministrave të Francës dhe Britanisë Madhe, për çështjen shqiptare, më saktësisht për “akordin” e 14 janarit 1920, kalojnë momente tensioni dhe krize. Prandaj mund të thuhet se çështja njeh zhvillime të reja në planin diplomatik. Ndryshime në pikëpamje lidhur me rregullimin e çështjes së Adriatikut bëhen edhe më evidente.

Lexo edhe: Roli i Presidentit Uilson në Traktatin e Paqes dhe Shqipëria (I)

Më saktsisht më 20 janar të vitit 1920, sekretari i departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Lansing, dërgonte nëpërmjet ambasadorit amerikan Wallace një memorandum në adresë të kryeministrave Clemenceau (Francë) dhe Lloyd George (Britani e Madhe) lidhur me çështjet që qëndronin ende në rendin e ditës të negociatave midis Fuqive.

Në memorandum kërkoheshin disa shpjegime lidhur me procedurën e ndjekur në rreshtin e ngusht lidhur me “akordin e 14 janarit të vitit 1920”. Bëhej vrejtje se SHBA-të nuk ishin konsultuar lidhur me mënyrën e zgjedhjes, madje protestohej në rast se do të merrej ndonjë vendim që do të linte jashtë Qeverinë amerikane dhe do të ishte në kundërshtim me pikëpamjet e saja.

Lansing e përfundonte memorandumin, duke njoftuar se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ishte në gjendje të dërgonte një përfaqësues të nivelit përkatës në këshillin e kryeministrave, prandaj sygjeronte rikthimin në procedurën dilomatike normale për çështjet që prisnin ende një zgjidhje.

Presidenti Uilson (Wilson) në përgjigjjen e tij të 10 shkurtit të vitit 1920, ndaj “akordit” të 14 janarit të vitit 1920, ai hidhte poshtë atë si “një marrëveshje të përgatitur pa dijeninë dhe pa miratimin e qeverisë amerikane”.

Nga toni i tij i prerë dukej qartë se Uilsoni e barazonte “akordin” me paktin e Londrës të 1915-ës dhe u kthehej përsëri argumenteve të tij kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës. Amerika nuk do të pranonte një rregullim të tillë të “çështjes së Adriatikut” në asnjë rrethanë, madje edhe sikur “formula e propozuar të gjente miratimin e Jugosllavisë”.

Ai vazhdonte me një mbrojtje të apasionuar të parimeve të politikës së jashtme amerikane me këto fjalë: “Në sytë e Qeverisë sonë një zgjidhje e tillë është e pamundur të zbatohet, do të mohohej kështu çdo element drejtësie, e cila për ne është esenciale nëse kërkohet edhe bashkëpunimi i Qeverisë sonë në plotësimin e kushteve të paqes”…

Për këtë theksonte Presidenti- “ne nuk mund të japim pëlqimin tonë për një rregullim, i cili, qoftë nga termat e përmbajtjes së tij, qoftë nga metodat e përdorura për ta imponuar, përbën një mohim absolut të parimeve për të cilat hyri në luftë Amerika”.

“Ne nuk mund të njohim, përfundonte ai, asnjë zgjidhje të padrejtë të bazuar në një traktat të fshehtë, kushtet e të cilit janë të pa pajtueshme me situatën e re në botë, as edhe një rregullim të padrejtë që synohet të arrihet duke e përdorur këtë trakt të fshehtë si një instrument shtrëngimi”.

Presidenti Uilson në përgjigjjen e 6 marsit 1920 shprehte miratimin e tij për propozimin që çështjet në diskutim të trajtoheshin dhe të zgjidheshin në rrugën e negociatave dy palshe italo-jugosllave. Qeveria amerikane ishte e gatshme që t’u lihej Italisë dhe Jugosllavisë ato vetë të zgjedhin problemin e kufirin midis tyre.

Ndërhyrjet dhe reagimet e Presidentit Uilson, nga një memorandum në tjetrin, sollën një frymë të re në rregullimin e problemeve që u shtruan në Konferencën e Paqes. Prandaj në këtë mënyrë u krijua një raport i ri forcash në nivelin e Fuqive të Mëdha, dhe kështu u godit diplomacia e fshehtë.

KOMENTE