2L ONLINE/ – Gjithnjë e më shumë, në rrethanat tona shkencore, universitare dhe akademike, domosdoshmëria për përfshirjen e intelektualëve, dijetarëve në politikë po argumentohet dhe kuptohet si nevojë imediate për të mos u qeverisur më tutje nga të paaftët dhe sundimtarët e klanëve e ndasive krahinore e urrejtje fetare.
Në kushtet e Kosovës, një dijetarë ka më shumë arsye që të përfshihet dhe të kontribuoj në politikë, por edhe politika ka nevojë dhe uri për dijen, urtësinë, objektivitetin dhe sinqeritetin e intelektualëve që mbartin shkallën më të lartë të përgjegjësisë dhe vetëdijes, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit.
Nëse do të shtrohet pyetja: Përse një intelektual duhet të cenoj apo sakrifikoj kohën e tij të lirë, qetësinë dhe komoditetin që i jep atij auditori, biblioteka, rinia studentore dhe shkenca e të shkoj të merret me politikën e ashpër aktuale?
Përgjigjeja e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë do të ishte: “ Që të mos na qeverisin më tutje të paaftët dhe kriminelët ordiner dhe ekonomik.
Në historinë 16 vjeçare të shtetit tonë kemi trashëguar një praktikë të hidhur të vlerësimit, trajtimit administrativ dhe pjesëmarrjes së intelektualëve në subjektet politike dhe në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit. Praktika e sajimit të intelektualëve nga rruga, nga kafenetë e avujve të alkoolit, nga kuvendet e mëhallëve dhe fiseve, ka pas ka dhe do të ketë një kosto shoqërore tepër të lartë, është koha për tu shkëputur nga praktika e fiktivitetit dhe hipokrizisë që godasin pasurinë intelektuale, shkencore dhe artistike të vendit. Dijetarët kanë kulturën dhe dijet e duhura, kanë përvojën e duhur, kanë ndjesinë, burrërinë intelektuale dhe guximin për veprime ligjore dhe transformime shoqërore që jetësojnë idetë dhe projektet e rëndësishme zhvillimore.
Ka ardhur koha e rikthimit të vëmendjes tek intelektualët, shkencëtarët, dijetarët dhe artistët, është koha që subjektet politike dhe mbarë shoqëria ti shohin dhe t’i konsiderojnë si njerëz më të sprovuar dhe certifikuar në hapësirat dhe arritjet ekonomisë, shkencës, teknologjisë dhe kulturës së Kosovës dhe vendeve më të zhvilluara të botës. “Përfshirja e inteligjencës në politikë është me rëndësi jetike për përmirësimin e përformancës dhe kapaciteteve administrative”. E asnjëherë kjo inteligjencë aktuale që posa të përmendet ky emër të shkon mendja te njerëzit më të pa aftë në shoqërinë tonë.
Me këtë që thash nuk dua t’i hyj as temës së klientizmit të partive dhe as një kauze që e shoh të qarkulloj shumë në komentet mbi këtë polemikë në facebook, sipas së cilës, meqë këta janë të lidhur me pushtetet, nuk janë intelektual të vërtetë apo të besueshëm, se një intelektual i vërtetë qëndron larg pushtetit, pasi aj të korrupton, se një intelektual duhet të jetë kritik ndaj pushtetit dhe jo shërbyes ndaj tij etj.
Personalisht, nisur edhe nga përvoja personale e zhgënjimit me të dy krahët, ndjehem afër kësaj kritike, por jam i hapur ndaj idesë se nuk ekziston vetëm ky model. Intelektualët të lidhur me një parti të majtë ose të djathtë, që angazhohen jo vetëm në mbështetje, por edhe duke punuar në institucione shtetërore duke përfaqësuar këto parti, apo të propozuar nga këto parti si deputet, ka gjithandej dhe janë të rëndësishëm. Këta janë nganjëherë edhe më publikët, thuaj po deshe edhe më me influencë në publik, ata që mbajnë edhe më shumë qëndrime në çështje të caktuara. Duke mos iu atribuuar edhe fjalëve të cilat shprehje i gjen vetëm tek ne si “ islami politik” etj. Shtoj këtu se intelektuali nuk është vetëm një qenie me tru, por edhe me zemër, edhe me kujtesë emocionale, me ndjenja miqësie e po ashtu se nuk jeton vetëm me ajër, por ka nevojë edhe ai për ato që quhen nevoja materiale, ka edhe ai familje për ta mbajtur.
Nëse këta të fundit “intelektualët” e mbështesin një parti duke vënë në lojë më shumë entuziazmin, jo rrallë edhe interesat materiale, e që të tillë kemi shumë dhe se prej tyre vetëm sherr patëm, dhe se mendja e tyre si duket nuk është zhveshur nga komunizmi me të cilin kanë bashkëjetuar për vite të tëra, andaj intelektualët e vërtetë presupozohet të vënë shumë më tepër në shërbim besueshmërinë e një mendjeje të kultivuar, që ka më të zhvilluar mendimin kritik, që ka më shumë dije etj., etj, e që prandaj mendohet se janë edhe shumë më të gatshëm sesa militantët të ndershëm partiak me pushtetarët për hir të interesit publik, emrit të tyre, veprës së tyre, largpamësisë etj.
E këtu më duhet të them se ajo që më duket tejet shqetësuese në kategorinë e intelektualëve që mbështesin partitë është mungesa e qëndrimeve kritike ndaj partive që mbështesin,… Kam parë vetëm një mbështetje totale dhe jo rrallë mbrojtje totale sa herë që ky është kritikuar për ndonjë gjë. Edhe ne debatet politike nëpër televizione janë si rotor i një politikani të korruptuar, në këtë rast intelektin e këtij të dytit do ta quaja stator.
Po ashtu nuk është se kërkoj që këto kritika t’i bëjnë nga pozita e një gazetari të pavarur, i cili mund të jetë edhe shumë i ashpër deri edhe provokator e denonciator. Ashtu siç kemi shumë në numër, ose janë të pa inkuadruar në politikëberje ose janë me direktiva tepër të rrezikshme për vendin, e që një numër i madh i mediave tona kanë bërë që shikuesit të bien viktimë e keq informimit. Përkundrazi i mendoj më të moderuar, me frymë pozitive e mirëdashëse, që nuk ka komplekse, inferioritet ndaj pushtetarit e që i imponohet këtij me forcën e argumentit, fatkeqësisht kjo nuk ndodh me këtë kategori.
Sigurisht, shkakun duhet ta gjejmë së pari te liderët politik, të cilët nuk e pranojnë kritiken, që marrëdhëniet me intelektualet i ndërtojnë në raporte vertikale epror-vartës dhe jo në raporte horizontale midis të barabartësh, vetëm në prag të zgjedhjesh apo dalje në opozitë ky vertikalitet ka prirje të lëvizë, i sheh duke dalë edhe nëpër foto dhe duke postuar në facebook se filan intelektuali ka aderuar në parti tonën e ndoshta ky i fundit as idenë më të vogël nuk e ka që mund të keqinterpretohet në masën e gjerë etj. Atëherë mund të shohësh politikanë të ulur nëpër kafene, në biseda të barabartësh me intelektualët, por, kur hyjnë në zyrën e pushtetit këta sikur tjetërsohen menjëherë.
Por, nga ana tjetër, s’mund të mos bjerë në sy se intelektualet e kësaj kategorie e pranojnë këtë tjetërsim dhe rolin që ua caktojnë liderët në pushtet me shumë lehtësi. Duket sikur frika se mos humbasin dashurinë e besimin e liderit apo të grupit me të cilin identifikohen, e bashkë me të edhe punën apo privilegjet e përfitimet, i bënë këta të heshtin ndaj të metave që shohin te lideri apo te grupi që ai drejton.
Kësisoj edhe pse ndoshta nuk janë asnjëherë të sigurt se e gëzojnë deri në fund këtë besim e dashuri, prapë se prapë më së shpeshti i shohim ta vënë aftësinë e tyre intelektuale në funksion të sulmeve ndaj kundërshtarëve partiak, duke sulmuar edhe religjionin më të madh në vend Islamin, me etiketime që ato nuk duhet as në mendje ti shkoj një intelektuali i cili si duket duke ndenjur nëpër vende siq i quajmë akademike kanë mbetur jashtë rrjedhës dhe jashtë leximit kohor, me një fjalë siç kohëve të fundit i kanë quajtur sikur ushqimi që nuk konsumohet një kohë e nëse i jepet popullatës ai ushqim do ti helmoj, e këta me direktiva të ndryshme duke i nxitur popullatën edhe me konfliktualitetin shkatërrues, në vend që të jenë zëri i ftohtë kritik e ndërtues i dialogut. /2L ONLINE/
/autori është magjistër i biologjisë/